info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

ZDRAVO SHPK

Investimi i ri synon në standartizimin dhe përmirësimin e proçesit teknologjik të prodhimit. Për këtë arsye do të blihet nje linje e plote për përpunimin e domateve, trangujve, specave që zene pjesën më të madhe të prodhimit të kompanisë me kapacitet 1-2 ton ne ore. Linja eshte e automatizuar dhe rrit kapacitetin aktual te prodhimit me 3 fish. I gjithe investimi do te mbështete futjen dhe përmirësimin e teknologjive qe përmbushin standardet e Bashkimit Europian per përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe sistemeve të cilësisë.

Bioplant shpk

Aplikanti do te bleje pajisje dhe makineri si traktor, freze, plug, pompe sperkatese, rimorkio per transport, shperndares plehu, kultivator, per mirembajtjen e vreshtave me siperfaqe 31.5 ha ne Pjeze Durres si dhe vendosjen e sistemit te ujitjes me pika, rezervuar uji me gjeo membrane, sistem automatik i ushqyerjes dhe pompa centrifugale per kete siperfaqe.

Gosnisht shpk

Investimi që do të kryhet është ngritja e 5.3 hektarë vresht në tokat e marra me qira për 35 vjet nga Bashkia Përmet. Vreshtat do të ngrihen sipas teknologjisë moderne dhe studimeve të kryera nga shoqëria si në përzgjedhjen e kultivarëve, ashtu dhe në rritjen në maksimum të proceseve të mekanizimit të punes, në sistemin mbështetes, rrethues, vaditjes me pika, antibreshër, krasitjes me mjete moderne, etj. Produkti final do të jete rrush i një cilesie shumë të larte me përqindje të lartë sheqeri dhe aciditet brenda normave të lejuara. Ky produkt do të shërbeje si lëndë e parë për prodhimin e produkteve në kantinën e verës dhe në fabrikën e produkteve tradicionale të zonës, si lëng rrushi, rehani, pekmez, etj.

HYSNI BRAHIMI

Investimi perfshin insertimin e nje stalle per mbareshtrimin e lopeve per qumesht, abjente te sherbimeve dhe depozite per bari mjete dhe plehu

American Farm shpk

Investimi I parashikuar perfshin permiresimin e drenazhimit dh aspirimit te stalles duke mundesuar keshtu kushte me te mira dhe te sigurta ne mbareshtrimin dhe shendetin e dhive duke reduktuar nivwelin e amoniiakut dhe ajer me te paster e cila perkthehet ne shendet me t emire te dhive dhe qellimi final qumesht me te sigurt dhe cilesor

VJEN SHPK

Linje automatike mjeljeje, pajisje ruajtese qumeshti ndertim shtese stalle