Jorgo Koço
Projekti do të konsistojë në blerjen e një traktori me fuqi 105 HP (77 KW) për kryerjen e shërbimeve të specializuara në kultivimin e perimeve, si edhe paijet e tjera: Plug dhe Trincë.
Aplikanti ka marrë me qira me tre kontrata qiramarrje për një periudhë 10 vjeçare 6 parcela toke me siperfaqe totale 33,891 m2, të cilat I ka kultivuar dhe kultivon me kultura perimore).
Investimi në mjete mekanike do ti shërbejë për kryerjen e shërbimeve të mekanizuara në këto toka dhe jo vetëm.
Aplikanti është në process hipotekimi të shumë tokave të tjera, pronë e familjes fermere, marrë në zbatim të ligjit 7501.
Veronika Hoxha
Investimi i propozuar synon përmirësimin e teknologjisë e cila do te ndikoje ne kryerjen puneve ne kohen me optimale me synim permiresimin e cilesise dhe rritjen e sasise. Duke patur parasysh objektivin e rritjes se prodhimit dhe përmirësimin e përgjithshëm të standardeve përkatëse minimale në fuqi në Shqipëri, investimi fokusohet ne blerjen e makinerive dhe pajisjeve te specializuara te hortikulturës.Ky investim do te synoje kryesisht blerjen e makinerive te specializuara si:
1. Traktor Same Frutteto 80 LS, RF736, YA116, AQ001
2. Shperndares plehu kimik
3. Peshore elektronike
4. Kompresor Ajri +2 gershere
Dhimiter Sulovari
Investimi ka te beje me blerjen e nje traktori 54 KW (72.4 KF), si edhe blerjen e nje makine mbjellese per fasulen dhe barbunjen.
