info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

Mbahet takimi i 11- të i Komitetit të Monitorimit të programit IPARD II

Me datë 26 tetor 2023, në Tiranë u zhvillua takimi i 11-të i Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD II 2014 – 2020.

Komitetit i Monitorimit monitoron efektivitetin dhe cilësinë e zbatimit të programit IPARD, duke shqyrtuar periodikisht progresin e bërë në arritjen e objektivave të përcaktuar në këtë program. Ky Komitet përbëhet nga shoqata dhe grupe të tjera interesi që operojnë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe autoritete publike. Në takim krahas anëtarëve të Komitetit të Monitorimit dhe strukturave të IPARD, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, si dhe organizata donatore.

Gjatë takimit të 11-të të Komitetit të Monitorimit u diskutuan çështje lidhur me zbatimin e Programit IPARD II, si: sistemi i menaxhimit dhe kontrollit të IPARD, zbatimi i programit IPARD II, aktivitetet që janë zhvilluar në lidhje me komunikimin dhe vizibilitetin e Programit IPARD II, progresi në përcaktimin e aktiviteteve të vlerësimit të këtij program, planet për IPARD III.

Programi IPARD II 2014 – 2020 ka filluar në vitin 2018. Ky program ka ofruar mundësi për prodhuesit dhe agropërpunuesit, që të përfitojnë drejtpërdrejt nga grantet, por edhe gjithë zonat rurale ku këto investime janë ngritur dhe janë të prekshme.

Deri më tani janë nënshkruar 485 kontrata aktive në vlerë prej 83.6 milion euro kontribut publik, duke mbështetur: pika grumbullimi, fabrika përpunimi agroushqimore, investime në mekanikë bujqësore dhe shtim siperfaqesh të mbjella, investime në subjekte agroturistike, investime në stalla e ferma blegtorale, investime në kantina dhe vreshta, investime në serra, investime në energji të rinovueshme.

Informacioni mbi zbatimin e IPARD (Programi, kuadri ligjor) dhe projektet e kontraktuara i gjeni në faqen e internetit të IPARD https://ipard.gov.al.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*