info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday
Ylli rrit bletë në Kuçovë. Në këtë periudhë bleta dimëron por puna e një bletari nuk ndalet kurrë. Në muajt e dimrit, pregatisin kosheret për sezonin e ardhshëm. E shfaq qartë pasionin për zanatin e tij të cilin e ka të trashëguar nga i ati dhe dëshiron ta kalojë edhe te djali. E ka nisur bletarinë me 15 koshere, dhe sot ka 200 koshere. Prodhon kryesisht mjaltë dhe qumësht blete dhe i është përkushtuar tërësisht këtij zanati, pa përmendur kurrë lodhje.