Masa 8: MBËSHTETJE PËR NDËRTIMIN E TREGJEVE TË PRODUKTEVE BUJQËSORE
Mbështetje për ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore, tregjeve të kafshëve të gjalla ose therrtoreve për shoqëritë tregtare me kapital 100% shtetëror, të zotëruara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, në vlerën jo më shumë se 30 000 000 (tridhjetë milion) lekë për subjekt.

i. Kriteret specifike të përfitimit
Përfituesi të mundshëm: Bashkia, nëpërmjet shoqëri tregtare përkatëse, me kapital 100% publik
a. Bashkitë ku aksesi i fermerëve në tregjet e produkteve bujqësore/tregjet e kafshëve të gjalla/therrtoret është i kufizuar;
b. Investimi të përfshijë ndërtimin e tregjeve të reja apo përmirësimin e tregjeve ekzistuese;
c. Të ketë projekt-idenë dhe projekt-preventivin e investimit;
d. Të ketë plan biznesin e detajuar për 5 vjet, sipas modelit standard, të përcaktuar në Aneksin 4 dhe 4.1, bashkëngjitur këtij udhëzimi:
e. Përdorimi i fondeve duhet të bëhet sipas procedurës së prokurimit publik;
f. Një bashki nuk mund të mbështetet për më shumë se një projekt;
g. Të menaxhojë fondet e grantit dhe të bëjë të gjitha pagesat në përputhje me aktivitetet dhe kostot e parashikuara;
h. Objekti duhet të jetë funksional në përfundim të investimit.
ii. Kriteret konkurruese
1. Numri i fermerëve që u krijohet akses 10-20 pikë
2. Numri i vendeve të reja të punës të krijuara: 10-20 pikë
3. Treg/therrtore i ri apo përmirësim i atij ekszistues 10-20 pikë
iii. Dokumentacioni i dorëzuar në AZHBR
Bashkëngjitur me kërkesën për aplikim aplikuesi duhet të dorëzojë dhe dokumentacionin e mëposhtëm:
a. Formularin e aplikimit sipas Aneksit 5;
b. Të ketë projekt-idenë dhe projekt-preventivin e investimit;
c. Planin e biznesit.
iv. Transferta
Transferimi i fondit bëhet vetëm nëse shoqëria ka status aktiv në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Përfituesi do të informojë çdo muaj AZHBR-në për implementimin dhe zbatimin e projektit.
AZHBR-ja dërgon në MBZHR kërkesën për transferimin e fondit përkatës nga llogaria ekonomike 606 “Transfertë në buxhetet familjare”, të AZHBR-së në llogarinë ekonomike 604 “Të tjera transferta të brendshme”, në përputhje me përcaktimet e ligjit organik të buxhetit.
Mbas kalimit të fondit përkatës në llogarinë ekonomike 604 “Të tjera transferta të brendshme”, AZHBR-ja ekzekuton transferimin e vlerës në përputhje me përcaktimet e ligjit organik të buxhetit.