info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

Masa 7: Për rinovimin e infrastrukturës së anijes së peshkimit

Mbështetje për rinovimin e infrastrukturës së anijes së peshkimit. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 13 500 000 (trembëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për subjekt. Rinovimi i anijes së peshkimit përfshin:
i. Blerjen dhe instalimin e motorit kryesor, por jo më shumë se 7 000 000 (shtatë milionë) lekë;
ii. Blerjen dhe instalimin e motorit ndihmës (gjeneratori detar), por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë;
iii. Blerjen dhe instalimin e vinçit të anijes, por jo më shumë se 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) lekë. Vinçi përfshin edhe agregatet, hidromotorin, pompë vaji friksion, multiplikator dhe tubacionet;
iv. Blerjen dhe instalimin e kamios (koplunit), por jo më shumë se 3 000 000 (tre milionë lekë);
v. Riparim i përgjithshëm i anijes, por jo më shumë se 9 000 000 (nëntë milionë) lekë. Në riparimin e përgjithshëm, përveç zërave të përcaktuar në dokimin periodik sipas nënpikës “vi”,përfshihen dhe zëvendësim llamarine ose ndërrim dërrase;
vi. Dokimi periodik i anijes, por jo më shumë se 3 000 000 (tre milionë) lekë. Dokimi periodik përfshin ngritjen dhe uljen nga kantieri, pastrimin dhe heqjen e bojës së vjetër, blerje boje, stuko, protektor (zinqe), riparim aksi helike.

i. Kriteret specifike të përfitimit

Përfitues të mundshëm: persona fizik ose juridik, të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit
a. të jenë pronarë të anijeve të peshkimit tregtar;
b. anija e peshkimit, duhet të jetë e regjistruar në regjistrin e mjeteve lundrues të Shqipërisë;
c. anija e peshkimit, për të cilën aplikohet për të marrë mbështetje financiare, duhet të ketë leje të vlefshme peshkimi tregtar;
d. anija e peshkimit duhet të ketë kryer veprimtarinë e peshkimit në det për të paktën 120 ditë gjatë dy viteve të fundit nga nga data e hapjes së aplikimit ose duhet të vërtetojë që ka qenë në kantier gjatë kësaj periudhe;
e. fuqia motorike e motorit kryesor që do të blihet do të jetë më e vogël ose e barabartë me fuqinë e motorit të anijes së peshkimit me leje të vlefshme peshkimi. Për anijet e peshkimit të pajisura me leje të vlefshme për peshkimin fundor, fuqia motorike nuk mund të jetë më e vogël se 224 kW dhe më e madhe se 746 kW;
f. aplikuesi nuk duhet të jetë debitor ndaj AZHBR apo MBZHR;
g. anija e peshkimit që ka përfituar mbështetje për blerjen e motorit kryesor nga projekti IPA 2016 “SUPPORT TO FISHERY SECTOR Ref. No. EuropeAid / 155184 / DD / ACT/AL, Contract No. 2018/399/301” nuk mund të përfitojë mbështetje për të njëjtin zë investimi.

iii. Dokumentacioni i dorëzuar në AZHBR
Bashkëngjitur me kërkesën për aplikim aplikuesi duhet të dorëzojë dhe dokumentacionin e mëposhtëm:
a. Formulari i aplikimit sipas Aneksit 5;
b. Fotokopje e firmosur e kartës së identitetit/pasaportës biometrike të aplikuesit apo përfaqësuesit ligjor;
c. Dokumentin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare te Biznesit;
d. Dëshminë e pronësisë së anijes së peshkimit ose dukument i barasvlefshëm me të, i lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.
e. Dokumentin e lejes së vlefshme të peshkimit; AZHBR dërgon listën e subjekteve aplikues në MBZHR, e cila konfirmon statusin përkatës.
f. Dokumentin e pagesës për taksën vjetore të lejes së peshkimit;
g. Dokument që vërteton që personi fizik ose juridik, ka shlyer tatimet dhe taksat;
h. Dëshmi penaliteti e pronarit të mjetit;
i. Për blerjen e pajisjeve dhe punimet përkatëse duhet të paraqiten (tre) 3 oferta: origjinale dhe të vlefshme të cilat duhet të përmbajnë:
● numrin dhe datën e lëshimit;
● emrin e kompanisë prodhuese;
● një përshkrim të hollësishëm të karakteristikave kryesore të pajisjeve (p.sh. përmasat, konsumi i energjisë, fuqia në kW e motorit, kapaciteti ngritës i vinçit etj.)
● informacione të tjera të dobishme në lidhje me garancinë, kohën e dorëzimit të pajisjes/pajisjeve dhe çmimin përfundimtar..
Ofertuesit nuk duhet të jenë në konflikt interesi me aplikuesin dhe me njëri tjetrin;
j. Dokumentin që vërteton se anija e peshkimit ka kryer veprimtarinë e peshkimit në det për të paktën 120 ditë gjatë dy viteve të fundit nga data e thirrjes; (Regjistri i zënieve (logbook) ose vërtetim me firmë dhe vulë nga Inspektori i Peshkimit të portit ku anija kryen veprimtarinë) ose vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme Detare se anija ka qenë në kantier për riparim;
k. Vërtetim se anija e peshkimit nuk ka përfituar mbështetje për blerjen e motorit kryesor nga projekti IPA 2016 “SUPPORT TO FISHERY SECTOR Ref. No. EuropeAid/ 155184/ DD/ACT/AL, Contract No. 2018/399/301” për rastet kur aplikohet për blerjen dhe instalimin e motorit kryesor.

Kontrata për zërat në lidhje me blerjen e materialeve, punimet e dokimit dhe riparimit lidhet mbi bazën e zërave të punimeve të parashikuara, çmimet dhe volumet për njësi bazuar në çmimet më të ulëta, sipas zërave të të gjithë ofertave të paraqitura nga aplikantët, të cilët janë të përzgjedhur nga kontrolli administrativ.
Vlera për zërat në lidhje me blerjen e materialeve, punimet e dokimit dhe riparimit që do të mbështetet nga AZHBR-ja nuk mund të jetë më e madhe se vlera e parashikuar në ofertën më të ulët.

Dokumentacioni i kërkuar, kur dorëzohet nga aplikuesit si fotokopje, duhet të jetë i noterizuar (me përjashtim të kartës së identitetit ose pasaportës biometrike) dhe i lëshuar jo më vonë se 3 muaj nga data e aplikimit;
Dokumentacioni i kërkuar, të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj, të jetë i përkthyer nga një përkthyes me licencë.

iv. Dokumentacioni dhe kërkesa për pagesë

Në përfundim të investimit, aplikuesi paraqet pranë AZHBR-së kërkesën për financim. Financimi do të realizohet sipas kushteve të përcaktuara në kontratë.
Së bashku me kërkesën për pagesë sipas Aneksit 6, aplikuesi paraqet edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Dokumentacion që provon se pajisjet janë të reja, të papërdorura, dhe me garanci nga furnizuesi për të paktën 1 (një) vit.
2. Faturën/faturat tatimore të blerjes shoqëruar me specifikimet teknike dhe vlerën ekonomike të pajisjes/pajisjeve të anijes së peshkimit
3. Dokumentin në fund të punimeve dhe instalimeve (lista e punimeve) të hartuar dhe deklaruar (firmosur) nga inxhinieri i kantierit ose inxhinier i licencuar nga RDSH ose nga inxhinieri i një ofiçinë të licencuar për punime të enëve nën presion që ndjek punimet i cili përmban zërat e punimeve dhe volumet përkatëse, ku RDSH konfirmon që punimet e kryera janë sipas rregullave teknike duke i miratuar si punime te kryera në përputhje me rregullat e klasit për certifikim. Në rastin kur punimet dhe instalimet kryhen në kantiere jashtë Shqipërisë, të dorëzohet dokumenti nga kantieri i vendit të huaj i miratuar si punime te kryera në përputhje me rregullat e klasit për certifikim dhe regjistri detar i vendit të huaj ose RDSH-ja.
4. Transaksionin bankar dhe/ose SWIFT për të gjitha pagesat ndërkombëtare, që vërteton trasferimin e fondeve nga shitësi tek aplikanti;
5. Vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Tatimeve që vërteton se aplikanti ka përmbushur detyrimet e tatimeve dhe kontributeve shoqërore, shëndetsore, etj. Ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më shumë se 30 ditë nga data e dorëzimit të kërkesës për pagesë;
6. 7. Akt zhdoganimin për pajisjen/pajisjet që vijnë nga jashtë vendit, shoqëruar me specifikimet teknike dhe vlerën ekonomike të tyre;
7. Vërtetimin e bankës për numrin e llogarisë bankare, me firmë dhe vulë të njomë.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 20.03.2023 DERI MË 11.04.2023

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*