info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

Masa 6: Implementimi dhe certifikimi Global GAP

Implementimi dhe certifikimi Global GAP, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore:

  • por jo më shumë 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha;

por jo më shumë se 500 000 lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur.

i. Kriteret specifike për masën
Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik;
a. Një aplikues mund të përfitojë një certifikatë e cila mund të përmbajë më shumë se një produkt, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për një ose më shumë kultura të mbjella.
b. Aplikuesi duhet të jetë në procedurë certifikimi me një trupë certifikimi të akredituar (shqiptare ose e huaj);
c. Certifikata të ketë elementë të verifikueshëm on-line, për operatorin, trupën e certifikimit dhe organizmin akreditues në faqen zyrtare të GLOBAL GAP;
d. Aplikuesit të ndjekin procedurën e miratuar deri në marrjen e certifikatës Global GAP.
e. Dakordësia e anëtarëve kur aplikimi bëhet si grup.

ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve
a. Kontrata e lidhur nga aplikuesi me trupën e certifikimit të akredituar;
b. Dokumenti i dakortësisë së anëtarëve të grup fermerëve, SHBB apo ortakëve të subjektit, për produktin që aplikon;
c. Dokumentacionin e pronësisë së tokës apo marrjes me qira.
Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme:
● Certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme;
● Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT ose Njësia Administrative ku ndodhet ngastra.
Në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e bashkëpronarëve të familjes bujqësore.
Kur aplikuesi merr tokë me qira:
● Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se pesë vjet duke përfshirë edhe vitin e aplikimit.

Aplikanti brenda vijës së financimit të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit të kësaj liste.

iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit
a. Certifikatë fotokopje e noterizuar dhe në gjuhen shqipe që vërteton llojin e prodhimt të certifikuar si Global GAP, të lëshuar nga trupa e certifikimit e akredituar;
b. Faturë tatimore për kostot e procesit të implementimit;
c. Faturë tatimore për koston e procesit të implementimit/ose konfirmimin e pagesës së kryer nga aplikanti kur shërbimi i certifikimit është kryer online
d. Transfertën e bankës/kuponi tatimor për faturat e mësipërme nga subjekti që është certifikuar;
e. Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.
Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.

Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së fizikisht ose me postë. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 20.03.2023 DERI MË 11.04.2023

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*