info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

Masa 5: MBËSHTETJE PËR FERMAT ORGANIKE

Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) për fermë të certifikuar.

i. Kritere specifike për masën
Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik;
a. Përfitojnë të gjithë aplikuesit që janë në sistem/skemë certifikimi, në kalim (viti parë, viti i dytë dhe ose viti i tretë) ose të certifikuar organik, me kusht që sipërfaqja e mbjellë që certifikohet të mos jetë më e vogël se 0.5 ha;
b. Toka të jetë në pronësi të aplikuesit, në përdorim ose me qira për të paktën 5 vjet, përfshirë edhe vitin e aplikimit.
c. Dakordësia e anëtarëve kur aplikimi bëhet si grup.

ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve
a. Kontrata e lidhur nga aplikuesi me një trupë kontrolli të miratuar në MBZHR për specien/speciet dhe sipërfaqen e kultivuar;
b. Dokumenti i dakortësisë së anëtarëve të grup fermerëve për aplikimin;
c. Dokumentacionin e pronësisë së tokës apo marrjes me qira.
Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme:
● Certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme;
● Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT ose Njësia Administrative ku ndodhet ngastra.
Në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e bashkëpronarëve të familjes bujqësore.
Kur aplikuesi merr tokë me qira:
● Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se pesë vjet duke përfshirë edhe vitin e aplikimit.

Aplikanti brenda vijës së financimit të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit të kësaj liste.

iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit
a. Dokumentet e certifikimit (certifikatë për statusin e certifikimit dhe anekset e certifikatës ku tregohet kultura e certifikuar) lëshuar nga një trupë kontrolli e miratuar nga MBZHR:
● AZHBR akseson dokumentet e certifikimit nga faqja zyrtare e trupës certifikuese;
● Kur dokumentet e certifikimit nuk janë të disponueshme në faqen zyrtare të trupës së certifikimit, ato dorëzohen nga aplikanti.
b. Faturë tatimore e fiskalizuar e trupës certifikuese/ose invoice kur nuk është kompani shqiptare;
c. Transfertë e bankës të subjektit që është certifikuar me vlerën e shërbimit;
d. Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.
Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.

Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së fizikisht ose me postë. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 20.03.2023 DERI MË 11.04.2023

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*