info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

Masa 3: BLETARIA

.Mbështetje për mbarështim e bletarisë në vlerën deri në 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë) mijë) lekë për subjekt

  1. Kriteret specifike për masën

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.

  1. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv.
  2. Aplikanti në momentin e verifikimit të ketë jo më shumë se 1 vendndodhje për 50 zgjoje të bletëve, jo më shumë se 2 vendndodhje për 100 koshere dhe jo më shumë se 3 vendndodhje për 150 zgjoje;
  3. Zgjojet e bletëve të jenë të matrikulluara dhe të regjistruara në regjistrin elektronik të AKVMB/drejtorinë rajonale përkatëse;
  4. Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.

 

 

  1. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve

 

Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit të saj.

  • Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit

Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.

Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.

Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 20.03.2023 DERI MË 11.04.2023

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*