info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

Nga një tregtar që shiste me arka, sot Belisar Mançe nga Korça ka modernizuar punën duke ngritur pikën e tij të grumbullimit, kryesisht për frutat. Investimi i Belisarit me mbështetjen e AZHBR iu ka lehtësuar punën rreth 150 fermerëve të zonës, të cilët më parë hasnin vështirësi në shitjen e mollës. “Mollët që grumbullojmë nisin që nga Gold, starking, xhonagold, fuji, grasmithi. Molla më e kërkuar në tre me ccmim më të mirë është Fuji. Aktualisht molla shitet me 90 lekë, ndërsa nga fermerët merret me 75-80 lekë. Këtë vit ccmimi i mollës ka qenë i mirë”. Në këtë pikë janë të grumbulluara në total rreth 1000 tonë mollë, prodhim i këtij viti, i mbledhur vetëm në zonën e Korçës, ndërsa 160 ton janë të ruajtura në kushte frigoriferike, duku u kujdesur për jetëgjatësinë e produktit edhe përtej sezonit. “Tani janë 4 veta andej, në momentet që ne fusnim mollë ishin 16 punëtorë. Po të mos ishte kjo punë nuk do ishin punësuar këta 16 veta. Kam qenë tregtar me arka, tani erdha këtu, nga një investim që i kam marrë disa lekë nga AZHBR. Me këtë punë bëhesh i pasur. Ne deri tani nuk kemi shitur florin që jemi këtu ku jemi! E mira ska fund!