info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

Kompanitë shqiptare gjithmonë e më shumë po shkojnë drejt sjelljes së standardeve europiane për ti sjellë konsumatorit një produkt cilësor dhe të sigurt. Në Korçë, Komapnia ARNA SHPK me mbështetjen nga AZHBR nëpërmjet Programit IPARD ka modernizuar teknologjinë në pularinë e tyre duke shtuar një linjë frigorifermi pas therjes, me një teknologji holandeze, e cila rrit standartin e produktit që shkon te konsumatori. “Me anë të kësaj teknologjie ne bëjmë procesin se si do ulësh temperaturën e një produkti të freskët. Kur ulet temperature nga 0 – 5 gradë, mundësia e kontaminimit është zero”. Një investim i tillë përmirson cilësinë dhe jetëgjatësinë e produktit. ARNA Shpk është mbështetur nga AZHBR nëpërmjet Programit IPARD në thirrjen e parë. “Këto investime kushtojnë dhe vetë biznesi pa një përkrahje është e pamundur, ose sdo ta realizojë ose do jetë një investim modest. Kjo mbështetje ndikon edhe të bëhet investimi shpejt, në kohë edhe biznesi ndjen një lehtësi madhore”.