info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

Ilir Bega kthehet nga emigracioni për të investuar në vendin e tij. Me kursimet e mbledhura ai ka ngritur fermën me gjedhë, të cilën e ka zgjeruar dita-ditës.

“Doja të largohesha nga emigracioni dhe të vij të punoj në vendin tim. Kam nisur që në vitin 2005 aktivitetin me 10 krerë”.

 Është mbështetur nga AZHBR në masën 1 për tufën bazë, në vlerën e 300 mijë lekë. Sot, Iliri ka 30 krerë lopë dhe synon të ketë 100 krerë.

“Që kur nisën aplikimet kam marrë mbështetje. Ka qenë një motivim për ta vazhduar punën. Unë kam një baxho të vogël për përpunimin e qumështit. Unë do aplikoj për këtë dhe më shumë. Dua të jem në tregun ndërkombëtar. Unë kam besim te skemat mbështetëse”.

Fermeri nga Lezha dëshiron t’ia lërë trashëgimi fëmijëve këtë biznes duke këshilluar gjithë të rinjtë të mos emigrojnë, por të investojnë në vendlindje.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*