info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

 

Hamiti thotë se kush ka dëshirë për të ecur përpara zhvillohet më shumë në vendin e tij se në një vend të huaj. Ai është menaxheri i Nano Bio Food, një prej bizneseve që serverin ushqim të sigurt për konsumatorët, duke marrë prodhimin direkt nga parcelat e tyre.

“Kjo është serra për të cilën ne kemi aplikuar në vitin 2020 tek AZHBR për zëvendësimin e plastmasit termik”.

Nëpërmjet AZHBR resorti ka marrë mbështetje për zëvendësimin e plastmasit termik në serra, i cili iu mundëson mbajtjen e një temperature konstante për periudhën e dimrit.

“Me zëvendësimin e plastmasit ne arrijmë që të mbajmë një temperaturë konstante për periudhën e dimrit”.

Në serrën me sipërfaqe prej 2000 m2 kultivohen rreth 50 varietete të ndryshme të sallatrave, të perimeve si dhe frutat ekzotike, të cilat mbahen për mbarështrim të brendshëm.