Emanuela prej 11 vitesh punon ne fermën blegtorale të Marjanës gjendur në Konaj. Fillimisht aktiviteti i fermës nisi me 10 krerë lopë, arritur sot mbi 200 krerë. Ferma prej investimeve të reja e me standarte europiane në teknologji inovative për sistemin e mjeljes, sistemit që jep informacion për mirëqënien e kafshëve në kohë reale, mbështetur nga AZHBR, e prodhon qumështin më shpejt dhe me cilësi e siguri ushqimore siç i nevojitet përpunuesit dhe tregut. Është ofruar mbështetje që i shërben zhvillimit por dhe sigurisë ushqimore.