info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

 

Emirjoni është 35 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Jeton në Divjakë, në një nga zonat më të zhvilluara të bujqësisë në vendin tonë. Është optimist për të ardhmen dhe punën e sektorit.

“Kam 15 vite që merrem me bujqësi. Me këtë po investoj. Kam ngritur edhe serra”.

Kryesisht në tokat e tij mbjell perime. Ka ndërtuar 8 dynym serrë, të mbjella me lakrën e pranverës, të cilën e tregton i sigurt në pikat e grumbullimit. Na tregon se dëshiron të vazhdojë investimin në bujqësi.

“Dua të shtoj akoma më shumë sipërfaqet”.

E kemi mbështetur Emirjonin me Skemën Kombëtare me zëvendësimin e plastmasit në serra, aq i rëndësishëm për të mbrojtur bimën në ditët e vështira të motit, kur temperaturat janë të ulëta, për të ruajtur kështu prodhimin dhe cilësinë e tij. “

“Do aplikoj sërish për plastmasin e serrës dhe të fushës. Unë dua të vazhdoj të merrem me bujqësi, këtu në vendin tim”.