info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

Nga emigrimi ku mori përvojën e punës, Arturi kthehet në vendlindje për të kultivuar kivin, duke dhenë edhe një mesazh për të gjithë qytetarët për investimet në atdhe.

“Kultivoj kivin për herë të parë në Shqipëri. E kam sjellë për herë të parë në formën e platacionit në vitin 2003. U larguam në vitet e largimit të shqiptarëve drejt Greqisë. Qëndruam në Greqi në një zonë ku kultivohej kivi dhe agrume të tjera”.
Fermeri nga Berati ka 8 dynymë me kivi dhe merr prej tyre 30-40 tonë prodhim, i cili përpos tregut vendas është mjaft i kërkuar për eksport.
“Duke u konsultuar me familjen, më mbështetën për të investuar në Shqipëri këtë frut. Më lindi ideja për të bërë një studim pararak, për tokën, kushtet klimatike. Është dashur një periudhë e gjatë që nga investimi, e rritja e kivit. Me kalimin e kohës erdhi suksesi. Tregtimin e kivit e bëj si brenda dhe jashtë vendit”.
Sot, falë edhe mbështetjes nga Azhbr, Arturi ka modernizuar ndër të tjera edhe sistemin e ujitjes me pika në parcelat e tij, i cili është një atribut i rëndësishëm për gjithë bimësinë.
“Unë fillova të kontaktoj më shumë me AZHBR për mbështetjen e tyre në platancionet e kivit. Mbështetja e parë ka qënë në dorëzim prodhimi. Mbështetja e dytë ka qënë për sistemin e ujitjes me pika”.
Arturi ka edhe një mesazh për të gjithë emigrantët:
“Ne duhet të kthehemi dhe të investojmë në Shqipëri, por duke u konsultuar gjithmonë me ekspertët”.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*