info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

 

Alfred Pepa, ka ngritur fermën e tij me 50 krerë dhi në vitin 2017.

“Është viti i tretë që kam ndërtuar fermën. Fillimisht e kam nisur me 50 krerë, më pas janë shtuar”

Mbështetja e marrë nga AZHBR ka qenë një shtysë për zgjerimin e fermës.

“Në 2019 kam marrë subvencionin e parë nga AZHBR-ja, mbështetje për dorëzimin e qumështit dhe kemi marrë 10 lekë për litër. Në vitin 2020, kam marrë mbështetje për tufën bazë të matrikulluar. Kjo ndihmë nga AZHBR na ka dhenë një shkak që të avancojnë e të ecin përpara 42- vjeçari ka trefishuar numrin e krerëve dhe sot ka arritur në 180 të imta.

“Kam dashur të kem një fermë me dhi sepse produktete qumështit të dhisë janë produktet më të mira. Mesatarja e prodhimit të qumështit për krerë shkon te 2.5-3 litër në ditë. Aktualisht e shes qumështin në një nga fabrikat e vendit”.

Alfredi synon të krijojë ciklin e mbyllur të aktivitetit, duke ndërtuar edhe ambiente për përpunimin e qumështit.

“Synimi im është që të  arrij edhe në 300 krerë. Shpresoj dhe besoj se me mbështetjen që po marrim nga AZHBR do arrijmë qëllimet që kemi vënë”.