info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

Përfundon fushata informuese për programin IPARD II

Pas çeljes së programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural IPARD II për Shqipërinë nga Bashkimi Evropian, vijoi fushata informuese për të gjithë të interesuarit në 12 qarqe radhazi përgjatë tre javëve, organizuar nga Autoriteti Menaxhues i programit IPARD në MBZHR dhe AZHBR, të akredituar nga Bashkimi Evropian. Fondi me vlerën prej 94 Milion Euro, bashkëfinancuar nga BE dhe Qeveria Shqiptare, pret aplikantët prej datës 30 Nëntor 2018 deri në datën 30 Janar 2019.

Takimet informuese u zhvilluan në Tiranë, Durrës, Kukës, Peshkopi, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Lezhë, me fermerët dhe sipërmarrësit të cilët u njohën me proçedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikimet. Rreth 1200 të interesuar ishin prezent në këto takime për të marrë informacione mbi programin IPARD II dhe për të zhvilluar biseda, pyetje e përgjigje, me përfaqësues nga MBZHR dhe AZHBR.

Programi IPARD II ka si qëllim të mbështesë fermerët, sipërmarrjet ekonomike bujqësore, përfshirë SHBB- të, personat fizik dhe juridikë, mikro-sipërmarrjet dhe sipërmarrjet e vogla private jo-bujqësore, që kryejnë investime për prodhimin dhe përpunimin në sektorin e qumështit, të mishit, fruta-perimeve, bimëve të mbrojturave dhe vreshtave.

Masa 1 – Investime në fermë,me një minimum prej 10 000 EURO dhe maksimum 500 000 EURO. Përqindja e mbështetjes është 60% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç), 70% për investimet në zonat malore.

Masa 3 – Investime për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, me një minimum prej 25 000 EURO dhe maksimum 2 000 000 EURO. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 50% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.

Masa 7 – Investime në diversifikimin e ekonomisë në fshat, me një minimum prej 10 000 EURO, maksimumi 400 00 EURO. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 65% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.

Për çdo informacion konsultoni faqen zyrtare të AZHBR,
http://azhbr.gov.al/programi-per-bujqesine-dhe-zhvillimin-…/
dhe faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,
http://bujqesia.gov.al/programi-per-bujqesine-dhe-zhvillim…/