info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

Informacion mbi Agropikat

ÇFARË ËSHTË AGROPIKA?

Agropika ose “Dritarja e Fermerit” është një njësi e drejtpërdrejtë e ofrimit të shërbimit, në varësi të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, e cila ofron shërbime tek fermerët, informacion për aplikime, akses në financë, mbështetje me ekstension dhe shërbime të tjera.

Në Janar 2018 u vunë në funksionim 5 Agropikat e para në: Fier, Lushnjë​, Durrës, Vlorë dhe Korçë. Në vitin 2019 u hapën edhe 15 Agropika të tjera në: Tiranë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Pogradec, Librazhd, Elbasan, Kavajë, Shkodër, Pukë Kukës, Dibër, Mat, Lezhë, duke arritur në 20 degë territoriale në të gjithë vendin. “Dritarja e Fermerit” u ofron fermerëve dhe të interesuarve informacione në lidhje me aplikimet për skemat mbështetëse kombëtare dhe të donatorëve të huaj, aksesin në financë, mbështetje me ekstension, etj.

Vendodhjet e Agropikave

Agropi Tirane
Agropi Durrës
Agropi Kavajë
Agropi Elbasan
Agropi Librazhd
Agropi Lushnje
Agropi Fier
Agropi Berat
Agropi Vlorë
Agropika Korçë
Agropika Pogradec
Agropika Gjirokastër
Agropika Përmet
Agropika Sarandë
Agropika Dibër
Agropika Mat
Agropika Shkodër
Agropika Lezhë
Agropika Pukë
Agropika Kukës