Besniku ka 36 vite që merret me bletari.
“Jam munduar me ato mundësitë e mia që t’i shtoj bletët. Punpjmë me ndershëmëri dhe pastërti se jetojmë me atë punë”.
Profesionin ia ka mësuar edhe të birit, Arbrit, i cili jep përkushtimin e tij në këtë sektor.
“Ka një vit e gjysmë që është afruar edhe djali”.
Të dy, bab e bir, kanë arritur të krijojnë parkun e tyre të bletëve me rreth 90 koshere. Janë mbështetur nga AZHBR nëpërmjet programit të Skemës Kombëtare, në masën 2 për mbarështimin e bletarisë.
“Unë kam hyrë edhe drejt certifikimit. Ky produkt që marr te bleta synoj ta tregtoj siç duhet, si në Bashkimin Evropian.”
Synimi i familjes nga Kopliku është që të shtojnë bletët në 300 koshere.