info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

 

Në Piskovë të Përmetit, mes njerëzve të mirë e shumë punëtorë, Kantina “Bejko”, një sipërmarrje e mbështetur nga AZHBR, është kthyer në një motiv për punën në bujqësi dhe shtimin e sipërfaqeve të mbjella me vreshta. Këtu, Marseli, së bashku me familjen e tij kanë më shumë se një dekadë që përpunojnë rrushin e prodhuar në Shqipëri. Falë mbështetjes së AZHBR, kantina ka përmirësuar proceset e punës falë pajisjeve teknologjike bashkëkohore dhe ka shtuar kapacitetet për përpunimin e produktit. Kjo kantinë sot iu shërben rreth 40 fermerëve, të cilët kanë një treg të sigurt për produktin e tyre, ndërsa Marseli mund të paraqesë te blerësit e parë një produkt që josh këdo që e provon, me shijen karakteristike të verës dhe rakisë vendase