info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

Inagurimi i Agropikës në Fier, si njësi e drejtpërdrejtë e ofrimit të shërbimit ndaj fermerit

Në 9 Janar 2018, u inagurua Agropika Fier, dhe që prej fillimit të vitit 2018 janë vënë në funksion dhe 4 Agropikat e tjera, përkatesisht  në Durrës, Lushnje, Vlorë dhe Korçë.

Ç’farë është Agropika?

Agropika ose “Dritarja e Fermerit” është një njësi e drejtpërdrejtë e ofrimit të shërbimit, në varësi të Agjencisë për Zhvillim Bujqesor dhe Rural, e cila do të afrojë shërbimin tek fermerët me informacion për aplikime, akses ne financë, mbështetje me ekstension, e të tjera shërbime.

Do të ngrihen 20 degë territoriale në të gjithë vendin, ku në Janar të vitit 2018 u vunë në funksion 5 Agropikat e para, përkatësisht në Fier, Lushnje, Durrës, Vlorë dhe Korcë dhe përgjatë vitit 2018 do të vihen në funksion dhe 15 Agropikat e tjera, të cilat do të jenë “Dritarja e Fermerit” dhe do të afrohen ndaj tij me të gjitha informacionet në lidhje me aplikimet, aksesin në financë, ekstensionin etj. Agropika do të ofrojë informim dhe shërbim profesional me staf të dedikuar, për të gjithë fermerët në Republikën e Shqipërisë.