info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

Misioni i Drejtorisë së Përgjithshme për Bujqësinë në Bruksel vlerëson procesin nga AZHBR për IPARD

Misioni auditues i Drejtorisë së Përgjithshme për Bujqësinë në Bruksel vizitoi Shqipërinë nga data 5 deri 6 Shkurt, ndër të tjera për të monitoruar nga afër procedurat administrative të programit IPARD. Misioni i DG AGRI zhvilloi takime me autoritet menaxhuese në vend, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Autoritetin Menaxhues në MBZHR, si dhe Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, duke garantuar mbështetjen e procesit nga afër.

Me temë afrimin e donatorëve të tjerë në këtë proces, angazhimin e tyre në ngritje të kapaciteteve dhe mbështetjes teknike për programin IPARD në Shqipëri, u zhvillua edhe një takim nga Ambasada Gjermane në funksionin e donatorit koordinues, më 06 Shkurt në Europa House.

Drejtore e përgjithshme e AZHBR, Znj. Frida Krifca evidentoi rezulatet e deritanishme si një tregues i qartë i rritjes së besueshmërisë të fermerëve ndaj programit IPARD.

Në përpjekje për të garantuar një proces të sukseshëm, shumë organizata ndërkombëtare dhe institucione bankare si: Giz, FAO, IFC, Ambasada Gjermane, Ambasada Italiane, Zviceriane, Hungareze dhe donatorë të tjerë, shfaqën mbështetjen e tyre për ngritje të kapaciteve në këto iniciativa të rëndësishme afatgjata për sektorin e bujqësisë.