info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

 

Ajazi është marrë prej 25 vitesh me tregti dhe sot gëzon pikën e tij të grumbullimit, nëpërmjet të cilës iu shërben rreth 15 fermerëve që sjellin aty prodhimin e mollës së tyre.

“Mallin gjysmën e kemi prodhuar vetë, kemi rreth 8 hektarë tonat dhe tjetrën e kemi marrë nga prodhuesit. Rreth 10-15 fermerë. Ata kanë patur rreth 10- 15 dynym tokë secili”.

Falë mbështetjes së AZHBR nëpërmjet Programit IPARD, Ajazi ka investuar në asetet fizike të fermës duke ndërtuar hapësirën për grumbullimin e prodhimeve.

“Ne sot jemi në një kapacitet prej 400 tonësh, kemi edhe dy dhoma frigoriferike.  Teknologjia është gjermane”

Synimi i Ajazit është që të shtojë sipërfaqet e mbjlla me mollë në zonën e Korçës duke zgjeruar hapësirën e mbjellë që ka aktualisht me më shumë se 8 hektarë.