info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

 

Xhavit Dervishi ka plot 15 vite që ka ngritur ullishtarinë e tij. Fermeri nga Picalla, tregon me krenari për punën e bërë në gjithë këto vite.

“Me ullinjtë kam filluar aktivitetin rreth 15 vite më përpara. Aktualisht kam rreth 2 ha ullinj. Mesatarisht bëjmë rreth 70-80 kv prodhim”

Xhaviti ka shtuar sipërfaqet e mbjella me pemëtore, por edhe ka modernizuar punën në sipërfaqet e mbjella me ullinj. Me mbështetjen e AZHBR, Xhaviti ka vendosur ujitjen me pika, falë së cilës rrit cilësinë, por edhe volumin e prodhimit.

“Në vitin 2018 përfitova nga Skema Kombëtare për ujitje me pika. Ujitja me pika rrit cilësinë e prodhimit, rrit volumin e prodhimit”

Ai ka edhe një mesazh për t’iu rikthyer fshatit dhe investimeve në zonat rurale.

“Ulliri është pemë që nuk të zhgënjen. Këshilloj të gjithë të investojnë në fshat, në Shqipëri, se ajri është i pastër, klima e mirë, ushqimet bio dhe mund të fitosh më shumë se sa në një ndërmarrje ku mund të jesh thjesht një punëtor i zakonshëm”.