#RESPEKT??Drenovicë, Berat – Këto pamje mbresëlënëse nga ajri që të japin iluzionin e një qilimi të thurur e shtruar me kujdes, tregojnë plot 400 hektarë sera, të mbjella nga njerëzit e zakonshëm, familjarë të mirë e punëtorë të palodhur, që jetojnë e fitojnë përmes bujqësisë????????????Në këtë terren ku rrezaton shpirti i suksesit shqiptar, Fatosi e nisi punën në vitet ‘90 në një ngastër e pa asnjë mbështetje, duke u shndërruar sot, falë mundit të vet po edhe mbështetjes sonë, në një prej eksportuesve më të mëdhenj të domates-qershi në Europë – kompania e tij #TOMATO-AL mbledh sot prodhimet e plot 1500 familjeve fermere, që përmes bashkimit të forcave dhe organizimit të përbashkët me Fatosin, nuk çojnë dëm asnjë pikë djersë të mundit të tyre?Vetëm gjatë këtij viti, faktet e shifrat tregojnë se pavarësisht situatës së jashtëzakonshme me Covid19, eksportet e këtij rrjeti të organizuar fermerësh janë rritur me 50 % dhe sot, ambicia e Fatosit është të bëhet eksportuesi i parë e kryesor i domates së mbjellë në Shqipëri. Gara është gjithnjë e më e fortë, fatosët e bujqësisë shqiptare që po rilindin mes njëmijë e një vështirësive, janë gjithnjë e më shumë dhe ne do të jemi pranë tyre edhe më shumë akoma?Fatosi është financuar nga AZHBR për sera me ngrohje qëndrore, ujitjen me pika dhe pikë grumbullimi të fidanëve, ndërsa sot po ndërton me mbështetjen tonë falë programit IPARD????, një serë të re moderne për kultivimin e fruta perimeve??????????
Posted by Edi Rama on E Diele, 9 August 2020
Këto pamje mbresëlënëse nga ajri që të japin iluzionin e një qilimi të thurur e shtruar me kujdes, tregojnë plot 400 hektarë sera, të mbjella nga njerëzit e zakonshëm, familjarë të mirë e punëtorë të palodhur, që jetojnë e fitojnë përmes bujqësisë