info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
Monday – Friday

MASA 4: MBJELLJE BIMËSH MJEKËSORE DHE AROMATIKE

Për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike në vlerën 200.000 lekë për ha, por jo më shumë se 1.000.000 lekë për fermerët individualë dhe për grup fermerësh. Ndërsa për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor vlera e përfitimit financiar është jo më shumë se 4.000.000 lekë.

Përfituesit e mundshëm: Fermerë individualë, grup fermerësh, person fizik ose juridik, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor
• Sipërfaqja e mbjellë për fermerët individualë duhet të jetë jo më pak se 0.2 ha.
Për grup fermerësh jo më pak se 1 ha në një bllok të vetëm, për SHBB jo më pak se 5 ha.
Madhësia e ngastrës të jetë jo më pak se 0.2 ha, në rastin kur nuk është në bllok.
Materiali mbjellës bimor të jetë i certifikuar dhe i regjistruar në Katalogun Kombëtar të Specieve dhe Varieteteve dhe të realizojë mbjelljet brenda 6-mujorit të parë të vitit 2020.
Faturat e blerjes së materialit mbjellës duhet të përputhen me periudhën e mbjelljeve.
Aplikanti duhet të ketë tokën në pronësi, dhe/ose me qira për të paktën 5 vjet, duke përfshirë dhe vitin e aplikimit.
• Për aplikimet që janë mbi vijën e financimit, në rast se aplikanti rezulton debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve apo nuk ka shlyer detyrimet sigurimet shoqërore, duhet të dorëzojë dokumentin që vërteton shlyerjen e detyrimeve brenda datës 15 maj 2021.

Afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentacionit të specifikuar në listën e aplikimeve të kualifikuara mbi vijën e financimit në faqen zyrtare: www.azhbr.gov.al është data 15 maj 2021.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 24.03.2021 DERI MË 15.04.2021