Hilmi Myrtollari
Siperfaqja ne te cilen do te ndertohet komplesi Turistik eshte blere dhe eshte ne pronesi te evllezerve Myrtollari ne siperfaqen are prej 10460 m2, I cili do quhet “House of Hourses”. Per vazhduar me procedurat e marrjes se lejes zhvillimore dhe ate te ndertimit, Z. Hilmi Myrtollari nepermjet nje deklarate noteriale I eshte dhene e drejta per te vazhduar keto procedura ne memer te tij nga Z. Elton Myrtellari dhe bashkeshortet e tyre si pronare te ligjshme te kesaj sipefaqe toke. Kjo siperfaqe eshte e lire nga ndertimet dhe eshte ne afersi te kompleksit Bar-Restorant “Hilton” ne pronesi te Vellezerve Myrtollari. Siperfaqja ku do ndertohet Kompleksi, ka lidhje direkte me rrugen kryesore dhe shtrihet ne thellesi per rreth 200 m. Gjeresia e e kesaj siperfaqe eshte pothuajse 50 m gje qe lejon konceptimin e nje studimi kompleks me te gjitha kushtet e nevojshme per mirefunksionim.
Ky ndertim shoqerohet edhe me krijimin e nje infrastrukture te pershtatshme per stervitjen me kuaj ne fazen fillestare dhe me pas ne te ardhmen per gara dhe kompeticione te ndryshme hipizmi. Pra kompleksi do te krijoje hapesirat e nevojshme per sistemimin e kuajve gjate dites bashke me bazen materiale te nevojshme, fushen e stervitjes dhe nje fushe me stola per ndjekjen ne te ardhmen te garave sportive dhe aktiviteteve profesionale. Kompleksi do te sherbehet nga nje njesi akomoduese tip bujtine nje strukture 2 kateshe me nje kapacitet prej 11 dhomash bashke me ambjente sherbimi dhe rekreative.
Kjo strukture pervec dhomave per akomodimin e turisteve ka te parashikuara ne katin perdhe nje restorant i cili do te sherbeje si per perdoruesit e bujtines ashtu dhe per vizitoret ditore te kompleksit.
Gjithashtu jane parashikuar disa ambjente funksionale si salle per takime dhe trajnime si dhe ambjente Spa dhe masazhi. Ndertesa eshte trajtuar me nje arkitekture tradicionale duke perdorur materiale dhe teknika karakteristike te ndertimit te zones. Keshtu jane perdorur per trajtimin e fasadave veshjet me gure, veshjet me dru dhe suvatim. Mbulesa e objektit eshte parashikuar me cati dhe mbulese me tjegulla qeramike me aspekt tradicional. Kompleksi do te sherbehet nga nje parkim i parashikuar per rreth 40 automjete dhe ne te ardhmen mund te shtohet kapaciteti ne pronat ngjitur.
Pervec ndertimeve te siperpermendura kompleksi parashikon dhe ambjente funksionale per periudhen e ngrohte te vitit si bar veror, hapesire lojrash per femijet etj. Ashtu sic u permend me siper pervec trajtimit te objekteve me materiale tradicionale si shtresa me pllaca guri ambjentet e jashtme dhe perdorimin e elementeve te drurit ne mobilimin e jashtem.
Magazinat ne sherbim te aktivitetit bujqesor do te vendosen ne pjesen fundore te kompleksit dhe do te funksionojne me akses si ne pjesen e perparme ashtu dhe ne ate te mbrapme. Jane parashikuar dy objekte te vecanta me siperfaqja totale 323 m². Ne funksion te aktivitetit te hipizmit te tre tokat ne pronesi te vllezerve Myrtollari do te mbillen gjate gjithe vitit me jonxhe e cila do te magazinohet si ushqim I thate per kuajt ne keto magazina.
Foto nga investimi
Të dhëna rreth investimit
Investitori: | Hilmi Myrtollari |
Masa: | 7. "Diversifikimi i fermes" |
Sektori: | M7 - Nature and rural tourism sector |
Vendndodhja: | Turan, Drenove, Korce, Korce |
Vlera e investimit: | 45,065,816 Lekë |
Perqindja e mbeshtetjes: | 65% |
Vlera e Grantit: | 26,266,858 Lekë |