Libonike Nurellari
Me anë të këtij projekti, Kantina e Verës Nurellari synon investime në: Pajisje per stabilizimin e ftohtë të verës dhe magazinim përfundimtarë të produkteve: Pajisje vaskë me kapacitet 30 hL-120 hL- E prodhuar posaçërisht me termoizolim dhe këmishe ftohëse, duke berë të mundur stabilizimin e verës në kushte optimale gjatë fermentimit. Pajisje “Micro due”- Kjo pajisje e sofistikuar bën të mundur kontrollin e oksigjenit (përqendrimin e tij të tretur) në verë duke e kushtëzuar veren të arrij temperaturën e kërkuar nga sistemi qëndrore i ftohësit në mënyre efikase dhe optimale. Në këtë mënyre cilësia e verës garantohet duke përdorur shumë herë më pak energji elektrike se sa metodat klasike alternative. Pajisje për MAGAZINIM- Pjesë shumë e rëndësishme dhe delikate përpara paketimit (përfshi ketu mbushjen e shisheve), etiketimit, dhe shpërndarjes së produkteve përfundimtare dhe nën produkteve të brëndëshme, është edhe proçesi i magazinimit (ruajtjes) së verës. Për të ruajtur vlerat dhe përmisuar cilësinë e produktit, është teknologjikisht përcaktuese magazinimi i verës rifuxho në bute druri duke mundësuar oksigjenimin e kontrolluar por edhe ruajtjen e temperaturës konstante që është kaq e rëndësishme dhe përcaktuese për produktin final.
Të dhëna rreth investimit
Investitori: | Libonike Nurellari |
Masa: | 1. "Investimet në asete fizike të fermave bujqësore" |
Sektori: | M1 - Vineyard |
Vendndodhja: | Berat Vertop Fushe Petran, lagjia Qender, Polican, Berat |
Vlera e investimit: | 32,233.83 Euro |
Perqindja e mbeshtetjes: | 70% |
Vlera e Grantit: | 20,874.66 Euro |